TIRANË- Deklaratat e forta të kryeministrit Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e PS për llumin e krijuar nga LSI-ja sipas tij, në hipoteka e burgje ku siç tha ishin punësuar këngëtarë e infermierë, pasohet me një veprim konkret.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një konferencë për shtyp deklaroi se ka nisur reformimi i shërbimit në hipoteka dhe ftoi specialistët e ndershëm të aplikojnë. Konkursi, sipas saj, synon tu japë qytetarëve shërbim dinjitoz dhe të ndershëm.

“Ky është hapi i parë i reformës në hipoteka. Reforma e cila përfshihet në planin e veprimit 100 ditor të qeverisë për reformimin e shërbimeve publike për titujt e pronësisë dhe do të vijojmë më tej me organizmin e konkurimit për të gjithë personelin e të gjithë zyrave të hipotekave në vend. Është përmirësimi i këtij shërbimi si dhe zhdukja e çdo rasti korruptiv arsyet që na çojnë sot në hapjen e konkursit publik, një praktikë që nuk ka ekzistuar më parë. Ftojmë dhe motivojmë të gjithë qytetarët që vlerësojnë se përmbushin kriteret ligjore për këto pozicione të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike dhe postare dhe të bëhen pjesë e kësaj reformë që sapo ka nisur”, deklaroi ministrja Gjonaj.

Më tej, Gjonaj tha se pritet që pas reformës në hipoteka e njëjta procedurë do të ndiqet edhe me burgjet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: