Deri në 31 janar të këtij viti, mjekët e përgjithshëm dhe ata specialistë kanë të drejtë të aplikojnë për vend pune në qendrat shëndetësore. Aktualisht Ministria e Shëndetësisë ka hapur zyrtarisht garën për rreth 220 vende vakante në 12 qarqe të vendit. Gazeta Shqiptare zbardh sot listat e plota me pozicionet vakante për mjekët specialistë dhe ata të përgjithshëm.

“Aplikimi është i hapur për të gjithë mjekët që janë në kërkim të një vendi pune dhe që kanë lejen e ushtrimit të profesionit. Kandidati mund të aplikojë për më shumë se një pozicion”,-thekson Përkatësisht mjekët që do të aplikojnë për këto vende të lira duhet të dorëzojnë: kurrikulumin; diplomën universitare dhe listën e notave; diplomën e specializimit (nëse kanë); lejen e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut; dëshminë e gjuhës së huaj (nëse kanë); dëshmi/certifikata të kualifikimeve/ trajnimeve në fushën e shëndetësisë si dhe një fotokopje të Librezës së Punës.

Ndërkohë për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë. Në rast se për një pozicion pune paraqitet një kandidat i vetëm, ai do të merret në intervistë për të diskutuar mbi dokumentacionin e paraqitur dhe më pas ministria autorizon direkt drejtorin e qendrës shëndetësore për lidhjen e kontratës së punës me kandidatin. “Në rast se për një pozicion pune paraqiten më shumë se një kandidat, atëherë do të organizohet një procedurë konkurrimi me dosje. Për vazhdimin e procedurës kandidatët do të njoftohen me email”,-thotë më tej Ministria e Shëndetësisë. /GazetaShqiptare/

Vendet Vakante
Vendet Vakante
Vendet Gsh
Vendet Gsh

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb