TIRANË – Ka nisur punën sot, Komisioni Hetimor për ligjshmërinë e emërimeve në administratë. Bashkë-kryetari i tij, Genc Pollo, tha se “kërkesa jonë, që u refuzua, çoi në bojkot derisa u miratua në fund të dhjetorit, kur mazhoranca pranoi dekreminalizimin dhe plotësimin e këtij komisioni sipas ligjit.”

Rendi i parë i ditës ka qënë rregullorja, e cila u miratua nga të dyja palët. Deputeti socialist Taulant Balla tha që në krye se mazhoranca e ka ngritur komisionin që në tetor, më përpara se opozita të kthehej në Kuvend. “Biem dakord edhe për rregulloren, – tha ai. – Ne katër deputetët e PS-së dhe ai i LSI-së, mezi po presim të hyjmë në detaje, sepse kemi shumë detaje që elementë kriminalë të larguar nga administrata strehen sot në bashkinë e Tiranës, në Ndërmarrjen e Ujësjellësit; në bashkinë e Kamzës, në komunës Paskuqan, Bërzhitë, Kashar, bashkinë Roskovec etj. Pra, mendoj t’i shmangim politizimet, sepse kam frikë se ajo fabul jo e vërtetë që ju doni të ndërtoni për emërimet në administratën e lartë shtëtërore, ka qënë një problem për bashkinë e z.Basha, ku persona të caktuar aty kanë transportuar edhe drogë me makina shtetërore,”- nënvizoi ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb