Është çelur në Himarë, Himara International Music Festival që këtë vit vjen në edicionin e vet të tretë. Instrumentistët Alexey Stadler dhe Adam Holka luajtën pjesë të njohura për violonçel e piano

Është çelur në Himarë, Himara International Music Festival që këtë vit vjen në edicionin e vet të tretë. Nata e parë u mbajt në sallën e re që mban emrin e këngëtarit “Neço Muko” duke e inauguruar sallën.

Para publikut, performuan Alexey Stadler (Gjermani/Ukraine) dhe Adam Golka (Poloni/SHBA) dy nga instrumentistët më të mirë të gjeneratës së tyre të cilët erdhën për herë të parë në Shqipëri.

Programi i koncertit, përfshiu pjesë të njohura për violonçel dhe piano me vepra nga Schumann, Brahms dhe Chopin.
Koncerti u prit me ovacione nga publiku duke shënuar sukses sipas organizatorëve.

Himara International Music Festival gjatë tre edicioneve ka sjellë mbi 45 artistë nga e e gjithë bota Shqiperi, Kosovë, Mal i zi, Francë, Gjermani, Itali, Kuba, Japoni, Rumani, Turqi, Rusi etj. Nje larmi zhanresh dhe formacionesh muzikore kanë interepretuar tinguj klasikë në perfomanca mbresëlënëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: