TIRANE– Komisioni për reformën në drejtësi, i cili drejtohet nga Ilir Panda, ka nisur sot diskutimin për financimin e gjykatave. Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni do të diskutojë edhe për buxhetin, pagat dhe infrastrukturën.

Përfaqësues të misionit Euralius, kanë theksuar se buxheti për reformën në drejtësi duhet të plotësojë standardet.

Sipas Euralius për të patur shërbime me cilësi dhe sipas standardeve, nevojitet edhe një buxhet më i lartë.

Një tjetër rekomandim nga misioni Euralius në kuadër të reformës në drejtësi, është edhe vendosja e një tarife për Gjykatën e Lartë dhe atë të Apelit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb