Rreth 28 aeroplanë izraelitë kanë lëshuar rreth 60 raketa gjatë sulmeve të natës së kaluar në Siri, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Sistemi i mbrojtjes ajrore të Sirisë me sukses ka arritur të rrëzojë gati gjysmën e projektilëve të shkrepur.
Izraeli ka sulmuar me projektilë caqet ushtarake dhe sistemet e mbrojtjes ajrore siriane në afërsi të Damaskut, në orët e para të mëngjesit.
Ende nuk ka raporte për viktima në Siri. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman tha se raketat iraniane, ose nuk arritën në destinacionet e tyre, që ishin bazat ushtarake izraelite në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli, ose janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes antiajrore.
Pritshmëritë për një rritje të tensioneve në rajon, mes paralajmërimeve izraelite për vendosmëri në parandalimin e zgjatimeve ushtarake iraniane në Siri, u përflakën nga shpallja e presidentit amerikan Donald Trump, gjatë së martës, se ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
(BalkanWeb)