Starton Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet. Në orën 09:00, nga sheshi “Skënderbej” nisën maratonën vrapuesit e parë në kategorinë “Marathon 42 km”.
Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km. Për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.
Edicioni i tetë i maratonës ka mbledhur në kryeqytet rreth 5 mijë vrapues nga e gjithë bota, të cilët do të garojnë në kategori të ndryshme.
Prej 8 vitesh, maratona është kthyer në një traditë për kryeqytetin. Ajo ka nisur në orën 09:00 dhe është parashikuar të zgjasë deri në 16:00. Gjatë këtyre fashave orare rrugët kryesore brenda unazës së mesme do të bllokohen, duke devijuar trafikun në akse të tjera.