TIRANË- Komisioni i posaçëm parlamentar për verifikimin e kandidatëve për Institucionet e Vlerësimit është mbledhur sot për të përcaktuar kalendarin e punimeve.

Kryetar i komisionit ad hoc është deputeti i PS Ulsi Manja, ndërsa anëtarë Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Vasilika Hysi dhe Luan Rama. Ndërsa kryetari Manja tha se mbledhja është konstituive, opozita ka shprehur qëndrimin pro kalendarit të punës.
“Jemi dakord me kalendarin e punës”, tha Noka.

Në përfundim të afatit 10 ditor të përcaktuar nga kushtetuta, ky komision do të prodhojë një listë përfundimtare për t’ia çuar kuvendit, që t’ia përcjellë dy komisioneve të tjera ad hoc. Manja sqaroi se në shqyrtim do të merren 193 dosje.

Ky komision do t’i çojë dy komisioneve të tjera emrat për komisionet e vettingut dhe kolegjit të apelimit.

“Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Të çojmë në dy komisionet e tjera një listë të konsoliduar. Ata që s’kualifikohen të njoftohen në kohe, që të kenë mundësinë e apelimit”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Kuvendi miratoi dje me 123 vota pro ligjin e Vettingut që i hapi udhë ngritjes së komisioneve ad-hoc në kuadër të reformës në drejtësi.

Komisioni 1 veting ok

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: