Ka nisur 23 minuta me vonesë seanca gjyqësore për Arbër Çekajn, biznesmenin e bananeve, në kontejnerët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë shkurtin e kaluar. Seanca në Gjykatën për Krime të Rënda, ka nisur pas parashikimit për shkak të vonesës së kryesueses së trupit gjykues, Daniela Shirka, e cila mori konfirmimin në detyrë mëngjesin e sotëm nga KPK, në kuadër të Vetting-ut.


E megjithatë, seanca për dosjen e 613 kg kokainë është shtyrë për në datën 20 nëntor, ora 10:00, pasi mbrojtësit e Donaldo Lushajt nuk u paraqitën në seancë. Gjithashtu, edhe avokati Maks Haxhiu nuk ishte i pranishëm për arsye të gjendjes shëndetësore.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb