“KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares Shqiptare në DigitAlb, vjen në këto kualifikuese të Botërorit 2026 me një format të ri. Nën moderimin e modeles shqiptare, Françeska Rustem dhe shoqërinë e dy ekspertëve të futbollit si Redi Jupi e Eros Grezda, ekipi i KUQeZI nga SuperSport do të jetë në fushë, aty ku zbret edhe Kombëtarja, me rrugëtimin që nis prej të hënës ora 20:00 në Arenën Kombëtare me ndeshjen Shqipëri-Andorra, LIVE në DigitAlb.
Kjo është ndeshja e parë e Kombëtares sonë në Tiranë. Bashkë me Françeskën, në studion e improvizuar në fushën e stadiumit do të jenë dhe disa analistë dhe gazetarë të njohur në vend. Aty do të analizohet momenti i kombëtarës sonë, situata në grupin kualifikues, intervista me lojtarët e ekipit kombëtar, me trajnerin Silvinjo dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me eliminatoret e Kupës së Botës 2026.
E ftuar në emisionin Procesi Sportiv ne Top Channel pak ditë më parë Françeska u shpreh entuziaste për projektin e ri me DigitAlb, për të përjetuar nga afër emocionet e ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe tifozëve në stadium. Ndeshjet e Kombëtares Kuqezi janë vetëm një pjesë e transmetimeve që ofron DigitAlb gjatë këtyre ditëve. Deri të martën e 25 Marsit aty do të transmetohen edhe ndeshjet Islandë – Kosovë për playoff-in e Nations League, si dhe duelet e forta Gjermani – Itali apo Spanjë – Holandë për çerekfinalet e Nations League.