Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për ‘çështjen e Teatrit’.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb”, deklaratën e gjykatësve në sallën e gjyqit.
“Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ia kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve”, ka thënë gjykatësit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka thënë se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës.
“Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës”, tha Dervishaj.
Sakaq, gazetarja Lala raporton për “BalkanWeb”, se seanca është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00, pasi anëtarët e Kushtetueses, kanë pranuar të administrojnë si provë, vendimin e Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit.
(BalkanWeb)