Emisioni “Quiz TV” nisi transmetimin në News24 këtë hënë. Për 60 minuta, telefonues nga të gjitha qytetet e vendit, por edhe jashtë Shqipërisë, u bënë pjesë e lojërave dhe quiz-eve si: “Gjeni emrin e personazhit në foto”, “Piramida me kombinim të fjalëve”, apo “Gjeni fjalën e urtë”. 8 prej tyre ishin me fat duke fituar shuma që nisnin nga 100 euro.

FITUES NË “QUIZ TV”

Remario Çekrezi, Elbasan   fitoi 100 Euro
Besnik Elezaj, Elbasan     fitoi 100 Euro
Shkurte Dakolli, Durrës    fitoi 100 Euro
Jona Selita, Durrës        fitoi 100 Euro
Alma Korati, Tiranë        fitoi 100 Euro
Sara Koka, Tepelenë        fitoi 100 Euro
Moza Shima, Durrës         fitoi 200 Euro
Ardit Sheme                fitoi 200 Euro

Përmes numrave të linjës 0900 që shfaqen në ekranet tuaja “Quiz TV”, me autorësi të Artur Bejzajdes dhe Zoran Maidak vjen çdo ditë të javës në News24 duke sjellë argëtim, informim, ndërsa nuk do të mungojnë surprizat edhe shpërblimet për fituesit.

Në ditën e parë të tij, “Quiz TV”, pati një “boom” telefonatash, ku të gjithë kërkuan të bëhen pjesë e lojës. Askush të mos i humbë shpresat, provoni sërish për t’u bërë pjesë e lojërave dhe për të qenë fitues, çdo ditë në “Quiz TV”, në News24!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: