Festivali ndërkombëtar i filmit “Dokufest” nisi në Prizren edicionin e tij të 18-të.

“DokuFest” vjen në këtë edicion jo vetëm si festë e filmit, por edhe e muzikës.

Gjatë nëntë ditëve të këtij festivali do të shfaqen mbi 280 filma, ku mbi 100 prej tyre do të garojnë në 6 kategori.

Programi i muzikës sivjet shtrihet në 4 skena të ndryshme, që nga iso-polifonia e Osumit e deri tek muzika elektronike eksperimentale.

Në këtë edicion do të shfaqen edhe 11 filma të shkurtër që merren me izolimin dhe varësinë çdo herë e më shumë në rritje nga teknologjia moderne në një program të quajtur ”Age of Distortion”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për audiencën e moshave më të reja do të ofrohet programi ”DokuKids” me 50 filma.

“Nëse nuk keni planifikuar të shkoni në bregdet, mos ngurroni të shkoni në Prizren. Një atmosferë e jashtëzakonshme në ditët e DokuFest 2019. Filma të huaj e shqiptarë, muzikë e mirë, shpërndarë në disa pole kulturore nëpër qytet. “Truth lies here”! E vërtetë apo e rrejshme?! Dilema e kohëve moderne, e ndarë mes jetës reale dhe asaj kibernetike, një nga temat e këtij edicioni”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti për këtë festival.

Prodhime të ndryshme të kinemasë së huaj dhe asaj shqiptare do jenë pjesë e këtij festivali që do shoqërojnë publikun deri më 10 gusht në Prizren. (ATSH)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: