Edukimi i konsumatorit mbi njohuritë financiare, e veçanërisht në tregun e sigurimeve vazhdon të mbetet një sfidë në Shqipëri. Me synim ndërgjegjësimin e studentëve mbi domosdoshmërinë e sigurimeve, në ambientet e universitetit “Luarasi” ka nisur fushata edukuese nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë. Ekspertët e fushës kanë mbajtur para studentëve të Financës dhe Administrim- Biznesit, leksionin mbi menaxhimin e riskut nëpërmjet kompanive të sigurimit.

Studentët diskutuan më tej me lektorët mbi rolin e sigurimeve dhe faktorët që duhet të shtynë individët apo bizneset për tu siguruar. Sekretari i Shoqatë së Siguruesve të Shqipërisë, Edvin Libohova thotë se shqiptarët nuk janë të informuar mbi këtë treg dhe shton se ky edukim duhet të nisë që në arsimin parauniversitar.

Përgjegjësia e Departamentit të Menaxhim Biznesit në Luarasi, Aelita Mani tregon se universiteti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë e sigurimeve për tu ofruar kështu studentëve kombinimin e teorisë me praktikën.

Luarasi 1
Luarasi 1

Fushata edukuese nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, e çelur në universitetin “Luarasi” do të shtrihet edhe në shumë universitete të tjera në vend për të informuar studentët mbi rëndësinë e sigurimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb