Ka ditë që në Korçë nuk mund të gjesh hotel apo bujtinë për të qëndruar qoftë edhe një natë. Festa e Birrës që zhvillohet këtë javë, e ka kthyer Korçën në destinacionin e verës për mijëra turistë. Zyrtarë të bashkisë së Korçës shpjegojnë se janë mbi 100 000 njerëz që vizitojnë Korçën këto ditë, nga qytete të ndryshme të vendit por edhe nga Evropa, Amerika apo Kanadaja. Të gjithë vijnë me dëshirë dhe largohen shumë të kënaqur nga mikpritja, relaksi dhe shijet që provojnë gjatë festës së birrës, ku mbretëresha e birrave, birra Korça do të jetë në krye të çdo tavoline. Në 5 ditë feste janë rezervuar shumë surpriza, dhjetëra emra këngëtarësh, grupe rroku, serenatistë. Njerëzit do të ulen rreth tavolinave dhe do të njohin miq të rinj nga Shqipëria dhe bota, sepse birra Korça të bën mik me gjithë botën. Korça bëhet një vend i madh takimesh dhe njohjesh të cilat janë nga më të ndryshmet; bashkëpunime biznesi, njohje profesionale, deri në takime dashurie.

Birra Korça është një pasuri për qytetin e Korçës, por rritja e saj nisi në vitin 2005 kur fabrika u bë pjesë e “Hysenbelliu group”. Gjithçka i dedikohet përkushtimit të pronarit të saj Irfan Hysenbelliu i cili ka kërkuar gjithmonë teknologjinë më të fundit për prodhimin e saj. Lëndët e para të prodhimit të birrës Korça janë bio, të certifikuara. Birra e prodhuar në sajë të sistemit të detoksiionit e bën atë të ndryshme nga birrat e tjera. Vetëm kush e ka parë nga brenda fabrikën, makineritë dhe teknologjinë, e kupton se përse birra Korça ka një cilësi kaq të veçantë.

Korça edhe këtë vit është gati për festën e shumëpritur. Bashkia ka organizuar infrastrukturën për festën pa harruar zbukurimet e qytetit, ku elementi kryesor është gota e birrës.
Këtë vit do të festohet në 3 zona kryesore, sheshi përpara stadiumit Skenderbeu, te pazari i vjetër i Korçës dhe për herë të parë në zonën këmbësore të qytetit. Për 5 netë me radhe do festohet deri në mëngjes, gjatë të cilave mund të ndiqen 15 koncerte, do të marrin pjesë 57 këngëtarë ose gjithësej 120 artistë. Me këtë festë Korça promovohet edhe njëherë më shumë, falë birrës që mban emrin e saj, birrës Korça.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: