VLORË

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me ministrinë e Mbrojtjes, kanë nisur këtë të shtunë një aksion të gjerë për pastrimin e “Syrit të Kaltër” në Vlorë.


Ministri Blendi Klosi tha se kjo është një përpjekje në dobi  të turizmit dhe natyrës, që në thelb synon shtimin e vizitorëve dhe turistëve, në krahasim me një vit më parë.


Mes tjerash, ministri Klosi e cilësoi “Syrin e Kaltër” si një nga pasuritë më të mëdha natyrore e turistike të Shqipërisë.


“Bashkë me prefektin, zonat e mbrojtura, ushtrinë, vullnetare, për të pastruar një nga pasuritë me të mëdha natyrore dhe turistike të Shqipërisë. Përpjekje e vazhdueshme në mbrojtje te mjedisit dhe në dobi të turizmit, për të pritur shumë më shumë turiste se 1 vit më parë”, tha ministri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb