Në Holandë nisi sot votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë procesit zgjedhor 4-ditor në të gjithë Europën. Zgjedhjet pritet të forcojnë pozitat e të djathtës ekstreme ndërsa parlamenti i ri do të përballet me më shumë sfida np aspektin politik, industrial dhe të sigurisë.

Rreth 400 milionë votues do të zgjedhin 720 ligjvënësit e rinj të Parlamentit Europian.

Rezultati i tyre do të ketë një ndikim të ndjeshëm në një sërë çështjesh nga politikat globale mbi ndryshimet klimatike, tek mbrojtja dhe emigracioni dhe marrëdheniet gjeopolitike me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Në Estoni, votuesit do të mund të votojnë për 6 ditë me radhë, në procesin që nisi të hënën, por Holanda është i vetmi vend në Bashkimin Europian që zhvillon zgjedhjet në një ditë të vetme.

Të premten do të votohet në Irlandë, të shtunën në Maltë, Sllovaki dhe Letoni, ndërsa në gjithë vendet e tjera të Bashkimit Europian, të dielën.

Rezultatet pritet të dalin të dielën në mbrëmje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: