TIRANE- Me mbylljen e vitit shkollor 2017-2018 ka nisur puna për përmirësimin e kushteve në shkollat e kryeqytetit, në mënyrë që nxënësit të kenë ambiente kur të rikthehen në bankat e tyre në shtator.

Teksa vijon puna për ndërtimin e 20 shkollave të reja, Bashkia e Tiranës po kujdeset që shkollat ekzistuese të përmirësojnë kushtet për të mirëpritur nxënësit e tyre.

Një prej shkollave që iu nënshtrua rikonstruksionit është edhe gjimnazi “Sami Frashëri”, nxënësit e të cilit mund të studiojnë në mjedise moderne. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e kompanisë “Philip Morris” dhe organizatës “Milieukontakt Shqipëri”, rikonstruktuan fushat sportive brenda dhe jashtë shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave, si dhe laboratorët shkencorë (biologji, kimi dhe informatikë).

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se është vetëm çështje kohe që investime të tilla të prekin të gjitha zonat në kryeqytet.

“Shumica e shkollave të Tiranës tashmë janë rregulluar, duke filluar nga “Qemal Stafa”, që u ribë nga e para, duke shtuar disa klasa e 4-5 fusha të tilla. Ishte vetëm çështje kohe që edhe te Samiu të vihej dorë”, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb