PROTESTA- Një moskoordinim i procedurave mes Bashkisë së Pogradecit dhe Ministrisë së Arsimit ka bërë që 350 nxënës të shkollës së mesme profesionale “Enver Qiraxhi” në këtë qytet, të ngelen jashtë shkollës, pa mundur të ndjekin procesin mësimor.

Shkak për këtë situatë të pazakontë është bërë nisja e procesit të rikonstruksionit të godinës së kësaj shkolle. Por ndërsa është menduar për nisjen e këtij procesi, nuk është gjetur asnjë zgjidhje për sigurimin e një tjetër ambienti me qëllim vijimin e procesit mësimor.

Në këto kushte, nxënësit kanë protestuar këtë të martë, duke kërkuar një zgjidhje.

Ngërçi institucional pranohet edhe nga vetë drejtori i shkollës.

Në një reagim, Bashkia e Pogradecit bën me dije se pas rikonstruksionit është menduar që kjo godinë të shërbejë për zhvillimin e mësimit për nxënësit e sistemit 9-vjeçar.

Por nga ana tjetër nuk jepet asnjë zgjidhje për nxënësit e shkollës së mesme profesionale, të mbetur në rrugë.

Prej të premtes dyert e shkollës janë bllokuar nga policia bashkiake dhe brenda institucionit nuk mund të futet as stafi dhe as nxënësit e shkollës, një rast i paprecedent në institucionet arsimore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: