Ka nisur seanca plenare, ndërsa ende nuk ka një vendim nga grupi parlamentar i PD i cili po zhvillon mbledhje në seli, në lidhje me aksionin që do të ndërmarrin, duke pasur parasysh se 23 prej tyre janë të përjashtuar.
Gazetari Osman Stafa raporton se janë marrë masa për të shmangur tensionet, duke vendosur barriera hekuri.
Ka prani të shtuara të gardës brenda Kuvendit dhe në të dy hyrjet e tij.
Duke qenë se në orën 11:00 do të mbahet edhe një protestë te Bashkia e Tiranës, janë marrë edhe masa duke vendosur efektivë të policisë dhe Shqiponjat në hyrje të Kuvendit në portën kryesore.
(BalkanWeb)