TIRANE – Ka nisur sot seanca e parë parlamentare për vitin 2018. Fjalën i pari e mori kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ai e nisi me akuza ndaj qeverisë dhe shkeljes së kushtetutës. Sipas tij  Reforma në Drejtësi është në ditët më të zeza të saj.

“Këta nuk duan reformën në drejtësi, ajo është në ditët më të zeza të saj. Kryeprokuroroja u zgjodh kundër kushtetutës. S’do lejojmë askënd mbi kushtetutën e ligjin. Ata që ndërmarrin kështu veprimesh janë ilegjitimë,” tha Vasili.

Po ashtu, edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi që këtë vit të vendoset rregulli dhe procedura në parlament pa ndërhyrjet e gardës.

“ Është e rëndësishme që ne të mbajmë qëndrim që ky parlament nuk mund të jetë i gardës së Republikës. Rregullin duhet ta vendosë procedura, pa ndërhyrjet abuzive të gardës, që e kthjenë këtë në një institucion dhune. Parlamenti nuk respekton Kushtetutën e vendit,” tha ai.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: