Big Brother VIP nis sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4, që ka ndjekur e komentuar me kërshëri çdo sezon.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern. Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë në këtë edicion nuk do të jenë vetëm personazhe të famshëm, por edhe figura jopublike, që i veçon historia që do të ndajnë me publikun.

Për herë të parë po ashtu, pritet një shkëmbim banorësh mes formatit shqiptar të “Big Brother Vip” dhe atij Italian “Grande Fratello”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb