Në kuadër të aktit normativ “anti-KÇK”, policia ka nisur operacionin forca e ligjit.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 12 drejtoritë vendore të policisë kanë përgatitur një listë me emrat e gjithë personave që preken nga ky akt normativ dhe ia kanë përcjellë departamentit të policisë kriminale, e cila po e përgatit për ta kaluar në SPAK.
Burime nga Operacioni Forca e Ligjit thanë për gazetaren Bezat se kanë nisur punën për verifikimin e pasurisë së Altin Hajrit në Shkozet i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.