Në vijim të projekteve inovative, studentët e universitetit Luarasi kanë ndjekur këtë të martë leksionin e hapur nga Marc Kley, pedagog në Universitetin e Këlnit në Gjermani.

Në fokus të prezantimit të lektorit gjerman, ishte implementimi dhe zhvillimi i ideve inovative duke ndarë me të rinjtë eksperiencën shumëvjecare mbi ekosistemin inovativ. Aktiviteti EIIU Talks organizohet nga projekti EU for Innovation, financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga GIZ në Shqipëri.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, Indrit Baholli falenderoi pjesëmarrësit dhe në emër të stafit ta Luarasi, shprehu gadishmërinë për aktivitetet mbi inovacionin.

Lektori gjerman Mark Kley shpreh përshtypjet më të mira mbi mënyrën se si studentët e Luarasi punojnë në fushën e inovacionit. Ai më tej shton se është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim mes universiteteve për forcimin e ekosistemit lokal.

“Unë fola mbi eksperiencën në univbersitetin në Këln dhe dhamë shembujt më të mirë praktikë. Me aq sa vura re, studentët këtu janë shumë aktivë për të bërë këtë gjë dhe për të ndërtuar struktura inovative. Ata duken shumë të lumtur në impleemntimin e inovacionit aq më tepër në fakultetin e Teknologjisë së Informacionit që është shumë interesant dhe ka shumë potencial. Mendoj se nëpërmjet projekteve inovative, studentët kanë mundësi të kenë prespektivë dhe të jenë të suksesshëm. Më e rëndësishmja është që universitetetet në Shqipëri të bashkëpunojnë për të forcuar ekosistemin lokal”,-tha Marc Kley.

Rektori, prof. dr Ethem Ruka thotë se Luarasi ka paraqitur një projekt inovativ para iniciuesve të huaj çka do ti japë shkas më tej krijimit të një qendre inovacioni brenda ambienteve të universitetit.

Zv rektorja Anni Dasho Sharko tregon se një tjetër projekt inovativ parashikohet të implementohet në Luarasi brenda këtij viti akademik.

EIIU Talks vjen me një seri prezantimesh të inkubatorëve apo akseleratorëve, duke sjellë përvojën e universiteteve evropiane në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb