83% e mësuesve në Zyrën Arsimore Gjirokastër kanë pranuar t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Në shifra janë 250 mësues që do të vaksinohen (procesi ka nisur dhe po vazhdon), nga 360 mësues që janë në total.

Në kategorinë e atyre që nuk kanë pranuar vaksinimin përfshihen ata që e kanë kundërshtuar vaksinimin për arsye shëndetësore, të tjerë pasi nuk e kanë plotësuar periudhën dymujore post covid, ndërsa një pjesë tjetër janë mosbesues ndaj vaksinës.

Lista do të pasurohet më tej në vazhdim edhe me personelin e universitetit të Gjirokastrës dhe sanitarë dhe personel ndihmës të institucioneve arsimore.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb