Një valë e madhe e arrestimeve të emigrantëve ilegalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojë nesër, e me gjasë shumica prej tyre do të depërtohen në vendet e tyre, njoftoi Presidenti i SHBA’së Donald Trump, i cili e konfirmoi planin dhe në të njëjtën kohë i dha një zhgënjim të madh emigrantëve.

Operacioni pritet që të shënjestrojë qindra familje të emigrantëve nga Amerika Latine.

“Njerëzit po vijnë në këtë vend ilegalisht, ne do ti largojmë legalisht” tha Trump para reporterëve, duke e quajtur operacionin si “një operacion të madh”, i cili më së shumti fokusohet në largimin e kriminelëve.

Gjatë kësaj jave, Zyra e Emigrantëve në SHBA arrestoi mijëra emigrant të cilët po qëndronin në vend në mënyrë ilegale. Shumica e arrestimeve janë bërë pa asnjë paralajmërim për publikun.

Presidenti duke folur para reporterëve në Shtëpinë e Bardhë shtoi se “Fjala dil jashtë, është dil jashtë”.

Por, plani i tij ka hasur në rezistencë, pasi që shumica e qyteteve të kontrolluara nga demokratët nuk i janë bindur urdhrave dhe nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me Zyrën e Emigracionit. Gjithashtu edhe policia në vendet demokrate nuk kanë bashkëpunuar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb