Zyrtarët e KQZ-së në Kosovë tashmë e kanë filluar procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur në Kosovë nga shteti i Serbisë. Por ky proces nga ana e kosovarëve po zhvillohet me masa të detajuara mbrojtëse.

Me maskë, veshje të veçanta, dorëza e kapela, zyrtarët po e kryejnë procesin, shkruan Express. Kjo pas alergjisë që disa zyrtarë kosovarë morën ditë më parë teksa ishin duke u marrë me zarfet me vota të ardhura nga Serbia.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se KQZ-ja ka nisë shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.
“Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë sesa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, thotë ai.

Votat Kosove
Votat Kosove

“Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, deklaron Elezi.
Për këtë proces, zëdhënësi i KQZ-së ka njoftuar se janë në kontakt dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, përfshirë Policinë e Kosovës për pajisje logjistike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb