Sot ka nisur viti i ri akadamik për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë (bsc dhe profesionale). Rreth 22 mijë prej studentëve do të ulen për herë të parë në  auditoret e universitetit.

Viti I ri akademik ka nisur edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitete e Shqipwrisë. Këtë vit janë hapur 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.

Ndërkohë që për herë të parë  mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.

Viti i ri akademik pritet me emocione nga studentët, të cilët do të ulen për herë të parë në auditorët e fakulteteve në të gjithë vendin.

Emocionet natyrisht janë të shtrira edhe në radhën e studentëve, të cilët janë në proces studimi, e konkretisht tek ata që kanë  vitet e fundit drejt mbylljes së nivelit Bachelor apo edhe studimet e nivelit  Master.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb