Një çift që kishte nisur një mision për të lundruar përtej Oqeanit Atlantik është gjetur i vdekur në një varkë në brigjet e Kanadasë.

Bëhet e ditur se Brett Clibbery dhe Sarah Packwood u gjetën të vdekur në breg të ishullit Sable, rreth 173 kilometra në juglindje të provincës Nova Scotia.

Besohet se Packwood ishte nga Britania e Madhe dhe Clibbery ishte nga Kanadaja, megjithëse Policia Mbretërore Kanadeze fillimisht raportoi se ata ishin të dy nga British Columbia.

Por, identifikimi zyrtar nuk është bërë ende, shkruajnw mediat e huaja.

Siç raportohet, dyshja po shkonte në rajonin e Azores një rajon autonom i Portugalisë, pasi u larguan nga porti Halifax më 11 qershor nga bordi i jahtit të tyre të quajtur Theros.

Ata u raportuan të zhdukur më 18 qershor dhe u gjetën tre javë më vonë, më 10 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb