KORCE

Disa orë para protestës së opozitës janë nisur nga Korça drejt kryeqytetit mbështetësit e parë të Partisë Demokratike. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se të paktën 1600 mbështetës të PD dhe qytetarë do të marrin pjesë nga ky qytet. Ndërkohë, sipas kreut të degës lokale të Partisë Demokratike Andrea Mano numri i qytetarëve pjesëmarrësh është më i lartë nga çdo herë tjetër.

Degët lokale të Partisë Demokratike ndajnë edhe numrin e saktë të qytetarëve të nisur nga Korça. Nga Devolli janë nisur rreth 900 protestues, nga Pogradeci mbi 800 dhe nga Kolonja të paktën 500 protestues.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: