FIER

Dhjetëra autobusë dhe automjete private janë nisur nga Fieri mëngjesin e sotëm drejt kryeqytetit ku do të mbahet protesta e opozitës. Janë disa pika në Fier ku qytetarët janë mbledhur mëngjesin e sotëm për t’u bashkuar dhe nisur drejt Tiranës.

Kreu i PD Fier dhe deputeti Luan Baci i ka bërë apel policisë të mos provokojë qytetarët. Ai tha se protestuesit e nisur sot nga Fieri janë të gjithë qytetarë pa precedentë penalë dhe nëse do ketë persona me rekorde kriminale sipas tij do jenë të infiltruar.


“Në radhët e protestuese fierak nuk ka asnjë person me precedent penal. Do të përballen me protestuesit nëse do të na provokojnë. Kemi marr targat e makinave që po nisen dhe nëse na raportohen probleme do të reagojmë”, deklaroi Baçi.



(m.k/BalkanWeb)