Treni i parë turistik që përshkon rajonet arktike ruse me destinacion final Norvegjinë u nis një ditë më parë në Shën Petërburg me 91 pasagjerë në bord.

“Prej shumë kohësh Arktiku është një pikë turistike mikluese për gjithë botën. Ky destinacion është pjesë e paketave të agjencive turistike kanadeze dhe norvegjeze, por ky nuk është rasti për Rusinë”, bëri të ditur në një konferencë shtypi Nurlan Mukash, drejtor ekzekutiv i tureve të udhëtimeve, Lernidee Еrlebnisreisen, inciator i projektit.

Kjo kompani gjermane është bashkuar me Agjencinë ruse për promovimin e investimeve në Lindjen e Largët ruse.

I emërtuar “Zarengold” (floriri i çarëve në gjuhën gjermane) treni përbëhet nga tetë vagonë me shtretër dhe dy vagonë restorantë që do të përshkojë veriun e madh rus nëpërmjet qytete të Shën Petërburgut, Petrozavodski (Carélie), Kem dhe Mourmansk-ut. Kjo e fundit ndodhet përtej rrethit polar, në brigjet e detit Barenc.

Në Mursansk turistët do të zbresin nga treni më pas do të udhëtojnë me autobus deri në Kirkenes, në Norvegji përpara se të mbyllin turin turistik me një udhëtim me anije deri në Oslo apo nga ajri deri në ishullin e Spitzberg.

”Ky itinerar, i cili do të shtrihet në një hark kohor 11 ditor do të mundësojë zbulimin e rajoneve të vështira për t’u arritur”, pohojnë organizatorët.

Turistë të ardhur nga shtatë shtete, kryesisht Gjermania, Zvicra, Norvegjia, SHBA-ja dhe Holanda do të jenë pjesë e udhëtimit të parë në formë testi./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: