Nishanet (të quajtura nevuse në terma shkencorë) shfaqin një larmi të madhe paraqitjesh.
Nevusi mund të jetë i sheshtë ose i ngritur, të ndryshojë në ngjyrë nga rozë në kafe të errët në të zezë, dhe në madhësi nga disa milimetra në disa centimetra.
Shumica e nevuseve janë të padëmshëm, por disa lloje të caktuara duhet të monitorohen për të parë çdo ndryshim ose shenjë të melanomës. Më pak se 30% e melanomave lindin nga nevusi dhe ato kanë tendencë të shfaqen spontanisht.
“E ftuar në Vila24 , mjeke dermatologe – venerologe Elmijola Janushaj ju përgjigj të gjithave pikëpyetjeve që mund të keni për nishanet.
“Bestytënia që nishanet nuk duhen prekur fatkeqësisht ekzsiton akoma. Ekzaminimi i nishaneve është i rëndësishëm për të parandaluar një nga kancerat më të rrezikshëm të lëkurës si është melanoma.
Vitet e fundit është rritur shumë numri i pacientëve me kancer lëkure. Shtimi i nishave është një proces që ndodh te njeriu derisa vdes, prandaj duhen kontrolluar herë pas herë.
Nishanet shfaqen kudo, përcaktohet në fillim nëse një nishan është i mirë apo jo më pas bëhet biopsia. Pacientët nuk duhet të tremben nga fjala biopsi, ajo ndihmon për të përcaktuar më mirë diagnozën”- tha Janushaj për NEWS24.