TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Markelian Koça dhe Fuat Vjerdha do të jenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Sipas Presidentit të dy kandidatët u zgjodhën pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar, ndërsa ai ka vlerësuar tek ta përvojën dhe vjetërsinë profesionale.

“Ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit Markelian Koça i cili është jurist me një eksperiencë rreth 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, për rreth 5 vjet, si dhe detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 14 vjet”.

“Ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit Fuat Vjerdha, i cili është jurist me një eksperiencë mbi 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 11 vjet, dhe detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për rreth 10 vjet, nga të cilat 4 vjet si Kryetar”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: