TIRANE – Vendimi i presidentit Nishani për të hequr mustaqet u komentua gjatë, kur kreu i shtetit u shfaq në ekrane me look-un e tij të ri. Presidenti rrëfeu në emisionin “Top Story” se look-u i ri, pa mustaqe, i shërben për tu përgatitur me lehtë për në punë.
Ka hyrë viti i ri me një look të ri për ju…
Po e vërtetë, besoj më afër origjinalit.
Ndonjë arsye?
Thjesht lehtësi për tu përgatitur çdo mëngjes për në punë. Nuk nevojitet më ai angazhim specifik.
Do tu kushtojë taksapaguesve, se do duhet të printohen dhe fotot e reja tani…
Për fat të mirë këtë kursim e ka menduar me kohë qeveria kështu që nuk do të ketë shpenzime.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: