TIRANE- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, priti sot në një takim të veçantë në Presidencë Audrey Glover, Kreu i Misionit Vëzhgues të OSBE /ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri.

Gjatë takimin Nishani dhe Glover diskutuan çështje të reformës territoriale, si dhe u bisedua mbi mbarëvajtjen eprocesit zgjedhor në tërësi.

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri nisi nga puna dy javë më parë. Britanikja Glover është emëruar sërish në këtë detyrë, pasi ka drejtuar më parë misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet e vitit 2009.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb