TIRANE

Ish ministri i brendshëm, Saimiri Tahiri u shpreh në përfundim të procesit gjyqësor te Krimet e Rënda, se procesi në ngarkim të tij, po zgjatet përtej cdo limiti.

“Prokuroria nuk është e gatshme ta bëjë këtë në momentin e parë që i jepet mundësia, me parimin ose të dënojë një kriminel, ose të lerë të qetë një njeri të pafajshëm. Hera e katërt që shtyhet për shkak se gushti është pushim. Shtyhet kjo punë kështu” u shpreh Tahiri.


Lidhur me provat e paraqitura deri më tani, Tahiri tha se nuk ka asnjë ndryshim nga c’është dorëzuar më parë në Kuvend.


“Unë i kam parë letrat i keni parë edhe ju. Nuk ka asnjë gërmë më shumë se letrat e para që janë cuar në parlament. Dy vjet humbje kohe. Për më shumë do i dëgjoni në seancë kur të dëgjoni pretentimet e prokurorisë e të miat. Shyqyr që u gjetën dokumentat . Merre me mend ca ndodh me njerëzit, kur unë e kam mundësinë të flas para jush, merre me mend se c’ndodh me njerëzit. “ vijoi më tej Tahiri, ndërsa çuditi me përgjigjen e tij për gazetarët, të cilët e pyetën se është thinjur gjatë këtyre dy viteve të procesit gjyqësor.


“Kjo histori ka nisur me burra me musteqe e ka shkuar me burra me botox” tha Tahiri, por pa dashur të zbulojë më shumë detaje.

(BalkanWeb)