KAVAJË

Një sherr banal për një parakalim makine, çoi në përplasjen e fortë me armë që tronditi Kavajën dhe i mori jetën një të pafajshmi teksa kthehej në shtëpi me bukë në dorë.


Gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve nga policia bën me dije për “BalkanWeb” se konflikti mes dy grupeve ka nisur pasditen e së mërkurës për një parakalim makine. Në një mjet ka qenë Denis Aliu ndërsa në mjetin tjetër ka qenë Eraldo Hyka dhe Ardian Dedej.


Makinat për pak janë përplasur dhe të rinjtë janë konfliktuar me njeri-tjetrin fizikisht. Por kanë ndërhyrë shokë të përbashkët dhe të rinjtë janë ndarë.


Ditën e ngjarjes të rinjtë janë përballur sërish me njeri-tjetrin rastësisht në rrugë dhe Eraldo Hyka ka qëlluar Denis Aliun që ishte në një dyqan. Pas këtij konflikti ata kanë lënë për t’u takuar në një lokal për të sqaruar sherrin e nisur.

Denis Aliu bashkë me të vëllain Marjusin shkojnë tek lokali i Ardian Dedejt ku e prisnin Ardiani, Eraldo Hyka dhe Qazim Merkaj. Me të mbërritur aty vëllezërit Aliu janë ofenduar me fjalë banale dje sherri degjeneroi në përdorimin e armëve ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë kalimtari Ramazan Hasalliu, 52 vjeç.

Policia ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Nga konflikti edhe 5 persona mbetën të plagosur.

(BalkanWeb)