Sot në burgun e Rrogozhinës ka pasur një përleshje mes të burgosurve, ku si pasojë njëri prej tyre u plagos dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Personi që ka nisur sherrin dyshohet se është shtetasi Endrit Goga. Por kush është Goga? Gazetari Kelmend Baci raporton për “Balkanweb” se Goga është arrestuar më datë 5 dhjetor 2015 në kuadër të operacionit “Trojas”, ku 23-vjeçari akuzohej për katër vjedhjeve me armë dhe maska të ndodhura në Qarkun e Elbasanit.

Endrit Goga u arrestua më 5 dhjetor 2015 në kuadër të operacionit “Trojas”, ku 23-vjeçari akuzohej për katër vjedhjeve me armë dhe maska të ndodhura në Qarkun e Elbasanit.

Ai u ndalua nga efektivat e policisë, menjëherë pasi kishte vjedhur me dhunë edhe në karburant në Fshatin Trojas – Belsh, bashkë me dy persona të tjerë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb