POGRADEC
Ka nisur në Pogradec, faza e dytë e kërkimeve në sitin parahistorik në afërsi të Buqezës. Arkeologu Ardian Anastasi dhe profesor Albert Hafner nga ekipi zvicerano-shqiptar vënë në dukje rëndësinë e sitit, ndërsa Hafner pohon se vendbanime të tilla në Alpet e Zvicrës, janë shpallur pasuri e UNESCO-s.
“Ne duam të zbulojmë si jetonin njerëzit përreth liqenit këtu. Vendbanimi më i vjetër është 8000 vjeçar, pra 6000 vite para Krishtit dhe mund të konfirmojmë tani që kemi 2000 vjet aktivitet vendbanimi këtu në Lin. Janë shumë të pakta vendbanimet nënujore.”-tha profesor Albert Hafner.
Kërkimet e 1 viti më parë faktuan vendbanimin palafit të Linit si më i vjetëri në Europë ndërsa këtë vit grupi i arkelogëve vijon të mbledhë materiale në shtresën kulturore.
Profesor Ilir Gjepali foli për rëndësinë e kërkimeve në vazhdim teë palafitit në Lin dhe shtoi se nëpërmjet punës që ende po vazhdon thellohen dhe precezohen të dhënat e dala nga kërkimet e mëparshme.
Zbulimet e bëra nga bashkëpunimi midis arkeologeve shqiptare dhe Universitetit të Bernës hapin një kapitull të ri për arkeologjinë në Shqipëri. Potenciali turistik është i madh për gjetjet e realizuara dhe ato që priten, ndërkohë në këtë aktivitet u ekspozuan edhe objekte e materiale të datuara rreth mbi 8,000 vjet më parë.