Janë me qindra familjarë që prej 28 vitesh kërkojnë eshtrat e prindërve e të afërmve të vrarë gjatë diktaturës komuniste. Pranë ICMP vijnë dhjetëra familjarë për të dhënë kampionin e gjakut, një procedurë që i ndihmon përmes ADN-së, për të identifikuar eshtrat e të afërmve të vrarë në diktaturë.

Kampioni që sapo është paketuar, niset drejt Hagës, atje ku një komision i posaçëm verifikon kampionet e gjakut me ato të eshtrave të gjetur me qëllim identifikimin e personave të zhdukur, përmes ADN-së.

Me qindra raste të tilla janë paraqitur pranë organizatës për gjetjen e të zhdukurve, ICMP me qendër në Tiranë. Procesi ka nisur rreth 8 muaj më parë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së qeverisë Shqiptare me ICMP, organizata për gjetjen e të zhdukurve.

Janë rreth 5 mijë persona të zhdukur në Shqipëri gjatë regjimit diktatorial komunist.

Projekti ICMP është financuar nga bashkimi Evropian për të gjeur eshtrat e këtyre personave të zhdukur. Kjo organizatë bashkëpunon ngushtë me institutin e ish-të përndjekurve politik drejtuar nga Bilal Kola si dhe Autoriteti i Dosjeve drejtuar nga Genta Sula. Këto ditë ka nisur identifikimi përmes i 13 mbetjeve humane që prej rreth 9 vitesh ndodhen në morgun e Tiranës. Këto mbetje humane janë sjellë aty nga një proces zhvarrimi i kryer në vitin 2010 rrëzë malit të Dajtit. Procesi është kryer nga familjarëve që besuan se aty gjenden eshtrat e të afërmve të tyre të varë gjatë regjimit komunist. Enderju Hollidei, kreu i ICMP-së, na rrëfen se si po kryhet pocesi në morgun e  Tiranës.

“Në këto momente që jemi duk folur, ekspertët mjekoligjorë të ICMP-së dhe antropologët janë duke bërë ekzaminimin e 13 individëve të zhvarrosur në varrezën masive të Dajtit dhe që gjenden prej disa kohësh në morgun e Tiranës.  Janë mbetjet humane të 13 personave zhvarrimet për të cilët janë bërë në vitin 2010.”- u shpreh Enderju Hollidei.

Në ekipin e ICMP-së, ka antropologë, ekspertë mjeko-ligjorë, arkeologë dhe të tjerë. Por para se të vijmë në këtë faze, çfarë e bën të sukseshëm ose jo procesin e gjetjes së të zhdukurve, është angazhimi i familjarëve përmes dhënies së kampioneve por edhe roli i autoriteteve shtetërore. Miratimi i procedurave për nisjen e zhvarrimeve është me shumë rëndësi në këtë proces por pala shqiptare ka pasur një ecuri mjaft të ngadalte në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste.

“Ne besojmë se ritmi mund të jetë më i shpejtë. Në takimin e  fundit që patëm me zyrtarët e Ballshit, kryebashkiaku dhe prokuroi në Ballsh, kërkuam përshpejtimin e  procesit.

Dua të thksoj një bashkëpunim të shkëlqyer me institutin e të përndjekurve politikë dhe Autoritetin  Dioskjve në këtë përpjekje tonën për të finalizuar gjetjen dhe identifikimin e  eshtrave të të zhdukurve.”-shton Hollidei.

Deri tani, është përfunduar procedura dhe brenda pak ditësh pritet të nisë zhvarrimi në një territor të përcaktuar tashmë në Ballsh, ku besohet se gjenden eshtrat e mbi 100 të pushkatuarve gjatë regjimit komunist.  Së shpejti pritet të firmoset nga prokurori edhe vendimi për nisjen e punës edhe në dajt.

“Ne jemi duke bashkëpunuar me zyrën e  prokurorit të ngarkuar për këtë çështje,  për të vendosur për momentin kur do të nisin zhvarrimet në Dajt, ku mendohet se ka edhe të tjera mbetje humane, persona ë zhdukur në diktaturë. E njëjta gjë vlen edhe për lokacionin e Ballshit, ku  shumë shpejt pritet të nisë procesi i zhvarrosjes  ku mendohet të jenë mbetjet human të disa të zhdukurve në kohën e komunizmit. Gjithsesi më duhet të theksoj se jemi duke punuar me familjarët e të zhdukurve intensivisht që ata të mbështesin kërkimin tonë duke dhënë kampionëve të gjakut që na ndihmojnë në identifikimin e  mbetjeve humane.”-thotë ai.

Enderju Hollidei, ka një thirrje për familjarët që kërkojnë eshtrat e të afërmve të tyre. Ai kërkon prej tyre të vijnë pranë zyrave të ICMP-së në Tiranë për të dhënë kampionin që ndihmon në identifikimin e secilit person përmes ADN-së.

“Kam një ekip të dedikuar ën Tiranë që pret çdo ditë ën zyrat tona familjarë që vijojnë dhe japin kampione e tyre të gjakut për të na ndihmuar në gjetjen e familjarit të tyre.  Ekipi jonë në Tiranë ka mbledhur deri tani dhjetëra kampione të familjarëve dhe dua ti bëj thirrje familjarëve që të vijën në zyrat e ICMP ose të kontaktojnë në numrin e zyrës tonë me qëllim që të ndihmojnë me kampion në identifikimin e eshtrave të viktimave.”-shprehet Hollidei.

Pas Dajtit e Ballshit, pritet që Autoriteti i dosjeve, instituti i ish-të përndjekurve politik, ICMP dhe autoritet e ngarkuara për të ndjekur projektin e gjetjes së personave të zhdukur, do të vazhdojnë kërkimet në të tjera zona të Shqipërisë, ku dihet me siguri se ka varreza masive të viktimave të krimeve të komunizmit. Do të jetë në fokus Tepelena, Spaçi, Burreli e shumë vende të tjera për të cilat po mblidhet informacion intensivisht nga burime të ndryshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb