TIRANË

Pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, në selinë e PD-së  mbërriti për një takim pune ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Takimi mes Sorecas dhe Bashës ka zgjatur afro 60 minuta, por nuk jepen detaje konkrete se çfarë kanë diskutuar mes tyre.

0eb525f4 10ff 4c3a A935 408654983a87
0eb525f4 10ff 4c3a A935 408654983a87

Me shumë gjasë, thelbi i bisedës mendohet të ketë qenë klima politike, e cila në fakt duket se po agravohet më tej, sidomos për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku palët akuzojnë njëra tjetrën për kapjen e këtij institucioni.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: