Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ishte ndalesa e parë, nga ku nisi procesi i bashkëbisedimeve në forume publike me qytetarët dhe grupet e interesit për konsultimin e draftit të përgatitur nga ekspertët e Nivelit të Lartë të atashuar pranë Kuvendit dhe finalizimin e Dokumentit Analitik mbi situatën aktuale në fushën e Mirëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të ligjit.

Pas 11 tryezave tematike të organizuara në Kryesinë e Kuvendit, ekspertët dhe anëtarë të Komisionit të Posaçëm, do të zhvillojnë disa forume në qytete të ndryshme të vendit me qytetarë, studentë, grupe interesi, përfaqësi biznesi, etj., për të ndarë gjetjet dhe analizën e kryer nga ekspertët, me qëllim gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve të shoqërisë në këtë proces transformues për vendin.

Anëtarja e Komisionit të Posaçëm, znj.Milva Ekonomi, e shoqëruar nga Sekretariati Teknik i Komisionit, zhvilluan një takim me pedagogë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në nisje të takimit znj.Milva Ekonomi bëri një përmbledhje të objektit, fushës së veprimit, instrumentet dhe mekanizmat e funksionimit të Komisionit të Posaçëm, në funksion të procesit të integrimit europian të vendit, si dhe nënvizoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes së gjithë shoqërisë në proces.

Znj.Ekonomi i njohu të pranishmit me disa nga gjetjet e ekspertëve të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm, lidhur me situatën aktuale për çështjet e Mirëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të ligjit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë bisedës znj. Ekonomi u ndal në disa gjetje të ekspertëve lidhur me: transparencën në reformën e administratës publike, efektshmërinë dhe integritetin e administratës publike, llogaridhënien e institucioneve të pushtetit qendror dhe vendore; ofrimin e shërbimeve të digjitalizuara ndaj qytetarëve dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve; efektivitetin dhe transparencën në menaxhimin e financave publike.

Më pas biseda u përqendrua në tezat për diskutim publik ku të pranishmit dhanë sugjerime konkrete lidhur me: nevojën e përfshirjen më të gjerë të botës së akademisë dhe universiteteve rajonale në tryezat e diskutimeve; nevojën për ndryshime ligjore për forcimin e rolit të klinikave ligjore në universitete, i nevojshëm për edukimin ligjor të shoqërisë; krijimin e nënkomisioneve të posaçëm në nivel lokal që mund të ndihmojnë në trajtimin e çështjeve që janë objekt pune të komisionit; nevojën për përfshjen në diskutime të pushtetit vendor; rritjen e kapaciteteve teknike administrative në nivel lokal për të përfituar sa më shumë nga procesi i integrimit; nevojën për ndërtimin e platformave interaktive ku qytetarët mund të aksesohen dhe të marrin informacion lidhur me procesin e integrimit apo ndryshimet ligjore të ndryshme; nevojën për rritjen e aksesit dhe përfshirjen në konsultimin publik të projektligjeve etj.

Të pranishmit ngritën pyetje lidhur me rolin e komisionit dhe fazat që do të ndiqen në prag të fushatës zgjedhore, zgjidhjet për qasjen më të lehtë ndaj teknologjisë për të gjitha moshat, mbrojtjen e të dhënave personale etj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb