Grupi i Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar objektivat për sesionin e ri parlamentar.

Në mbledhjen e parë të këtij sesioni, e drejtuar nga Niko Peleshi, diskutimet janë përqendruar në angazhimin e deputetëve në Kuvend dhe në zonat e tyre elektorale.

Me afërsisht 8 muaj që ndajnë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, puna e deputetëve pritet të intensifikohet ndjeshëm.

Pjesëtarët e grupit parlamentar socialist janë inkurajuar të jenë të pranishëm në seancat plenare dhe komisionet parlamentare dhe të rrisin angazhimin e tyre në detyrat e tyre.

Sakaq, sot do të mbahet seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, e cila do të fillojë në orën 17:00. Në këtë seancë do të flasin kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, si dhe liderët e grupeve parlamentare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb