Kur vendi është përfshirë nga kriza politike, më 25 shtator do të mbahet një tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore. Kështu, prezenca e OSBE në Tiranë do të organizojë tryezën ku janë të ftuar parti parlamentare dhe jashtëparlamentare.

Burime për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ergys Gjençaj thanë se ftesa për pjesëmarrje i ka shkuar edhe Partisë Demokratike si dhe partive të tjera të opozitës jashtëparlamentare.

Ajo çka nuk dihet deri më tani është fakti nëse PD dhe aleatët e saj do të marrin pjesë. Kujtojmë se dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi PD për t’u ulur në një tryezë për bashkëpunimin në kuadër të reformës zgjedhore.

Whatsapp Image 2019 09 18 At 11.24.13
(ed.me/BalkanWeb)

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: