TIRANE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka tërhequr nga tregu 31.3 ton kripë nga tregu, për faktin që ishin nën standartin e duhur të jodit. Gjatë kontrollit të subjektit u mor edhe masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë. Për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.

Përtej masës “Bllokim” për sasinë prej 16.2 ton kripë subjektit i’u kërkua të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës e cila nuk përmbushte kriteret ligjore për nivelin e jodit me detyrën për asgjesimin e saj. Si dhe u vendos ndërprerja e menjëhershme e veprimtarisë së tregtimit të kripës.

Njoftimi i AKU

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit nëpërmjet parandalimit të çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin/kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi nga operatorët e biznesit ushqimor (OBU) të cilët kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e produktit kripë, nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë në zinxhirin ushqimor “kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së fundi nga kontrolli i ushtruar në dy subjekte kryesore tregtuese të kripës në vend, u konstatua gjëndje e produkti kripë me nivel jodi nën normën e lejuar dhe si rrjedhojë u mor masa administrative “Bllokim” për sasinë 31 ton dhe masa administrative “Gjobë” në vlerën totale prej 2,6 milionë lekë.

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Eurolab” u konstatuan 4 shkelje ligjore dhe u morën masat e mëposhtme:
  • Për importim në kundërshtim me Ligjin e Ushqimit, ku mungonte certifikata origjinale e lëshuar nga vendi i origjinës, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,
  • Për mungesë të një sistemi funksional gjurmueshmërie, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
  • Për etiketim produkti të parregullt, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
  • Për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.
  • Përpos masave të mësipërme, u vendos masa “Bllokim” për sasinë prej 16.2 ton kripë dhe subjektit i’u kërkua të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës e cila nuk përmbushte kriteret ligjore për nivelin e jodit me detyrën për asgjesimin e saj. Si dhe u vendos ndërprerja e menjëhershme e veprimtarisë së tregtimit të kripës.
  • Nga kontrolli i kryer në një tjetër subjekt (N&N) për përmbushjen e kërkesave ligjore për tregtimin e kripës u konstatuan disa problematika dhe u morën masat si më poshtë:
  • Për import në kundërshtim me ligjin, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,
  • Për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë së produktit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
  • Operatori i Biznesit Ushqimor u urdhërua të tërheqë nga tregu produktin kripë të shpërndarë për shitje në sasinë prej 15 ton kripë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i vendosur për të mos toleruar asnjë subjekt i cili në kundërshtim me ligjin tenton të cënojë shëndetin e konsumatorëve. Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë. Me ndryshimet në Kodin Penal do të ashpërsohen masat ndëshkuese, duke përfshirë edhe dënimin me burg ndaj kujtdo që tenton të vëndos në rrëzik shëndetin e konsumatorëve.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb