“Siguria ushqimore është një standard i munguar për qytetarët e vendit. Produkte të rrezikshme dhe me kosto tē rënda për shëndetin kanë hyrë në mënyrë sistematike në vendin tonë”. Kështu u shpreh anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari gjatë një deklarate për mediat. Muçollari akuzoi Ministrinë e Bujqësisë se ka fshehur të dhënat mbi analizat ushqimore.

“Kjo çështje është alarmante, rrezik për shoqërinë dhe kërcënim i sigurisë kombëtare”, tha Muçollari.

Ai theksoi se në mesin e vitit të shkuar, sipas një projekti të mbeshtetur nga Komisioni Europian, kjo ministri ka urdhëruar analizimin e 200 mostrave që kanē të bëjnë me produktet tona kryesore, (urdhri nr.365 dt. 19/06/2023), kjo sidomos për të konstatuar efektin e pesticideve që janë përdorur, pesticide shpesh të ndaluara në BE, apo edhe të skaduara.

“Ky studim do të ndihmonte jo vetëm konsumatorin, por edhe fermerin tonë, pasi kane qënë të shumta rastet kur fermerëve u jane shkaktuar dëme për shkak të pesticideve të ndaluara që tregtohen. Edhe pse, sipas tē dhënave të besueshme, ky monitorim ka mbaruar në tetorin e vitit të kaluar, asnjë rezultat nuk ështē bërë i njohur dhe asnjë transparencë nuk ka. Ministria e Bujqësisë ka fshehur të dhënat e dala nga ky monitorim. Pse Ministria, pse znj. Krifca dhe më pas znj.Denaj, nuk i bëjnë publike këto tē dhëna?“, vijoi ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

Deklarata

Prej javësh kemi bërë publike disa raste konktete ku AKU, agjencia qeveritare që duhet të mbrojë qytetarët nga ushqimet e dëmshme, nuk e bën punen e saj, ose nga paaftësia ose nga korrupsioni. Ministria pas meje, ajo e Bujqësisë, ka përgjegjësinë morale, politike dhe ligjore për sigurinē ushqimore.
Janē disa norma, disa standarde, disa garanci që vetëm qeveria me fondet dhe me instrumentet që ka në dispozicion, mund t’i ofrojë. Kjo edhe sa i përket prodhimit vendas, përveç atyre të importit.

Në mesin e vitit të shkuar, sipas një projekti të mbeshtetur nga Komisioni Europian, kjo ministri ka urdhëruar analizimin e 200 mostrave që kanē të bëjnë me produktet tona kryesore, (urdhri nr.365 dt. 19/06/2023), kjo sidomos për të konstatuar efektin e pesticideve që janë përdorur, pesticide shpesh të ndaluara në BE, apo edhe të skaduara. Ky studim do të ndihmonte jo vetëm konsumatorin, por edhe fermerin tonë, pasi kane qënë të shumta rastet kur fermerëve u jane shkaktuar dëme për shkak të pesticideve të ndaluara që tregtohen. Edhe pse, sipas tē dhënave të besueshme, ky monitorim ka mbaruar në tetorin e vitit të kaluar, asnjë rezultat nuk ështē bërë i njohur dhe asnjë transparencë nuk ka.

Ministria e Bujqësisë ka fshehur të dhënat e dala nga ky monitorim.

Pse Ministria, pse znj. Krifca dhe më pas znj.Denaj, nuk i bëjnë publike këto tē dhëna?

Pse nuk ndahet me publikun, me qytetarët me fermerët ky raport?

A janë gjetur përmbajte pesticidesh të panjohura dhe të dëmshme, toksike në këto produkte?

Çfarë fsheh qeveria e Edi Ramës?

Mban të fshehtë dështimin për të kontrolluar pesticidet e lëndë të tjera që importohen si në han pa porta?!

Fsheh qeveria dështimin e saj për të garantuar siguri ushqimore, për të mbrojtur qytetarët por edhe prodhuesit tanë?!

Fshehja e ketyre gjetjeve nuk ndihmon askënd, përkundrazi vendos në rrezik jetën e qytetarëve të cilët nuk kanë informacion. Nuk shpëton dot as imazhin e qeverisë, tashmë të konfirmuar si e dështuar në ofrimin e sigurisë ushqimore.

I bëjme thirrje znj.Denaj, të bëjë transparencë e të mos e trajtojë bujqësinë si arën e vet, por si një çështje e përgjegjësi publike.

Ne do të ngulmojmë çdo ditë që ata që kanë detyrimin për të ofruar siguri ushqimore, ta bëjnë punën e tyre. Dhe ata që nuk e kanë bërë punën e nuk e kanë kryer detyrimin ligjor, të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb