Një turiste kineze 75 vjeç, Wang Qiling, e cila ishte për pushime në qytetin Fethiye të Turqisë, pavarësisht moshës së saj ka kaluar çaste të paharuara në paragliding.

Babadag në Fethiye është një vend i njohur për shkak se mijëra turistë çdo vit bëjnë paragliding që është forma më e përafërt me fluturimin e zogut.

Një nga këta turistë ishte kinezja e cila përkundër moshës së saj vendosi të përjetojë një aventurë që kërkon guxim të madh të cilin nuk e kanë shumë të rinj.

Qiling kishte ardhur me të bijën ndërsa kërcimin e bëri bashkë me pilotin Baris Aksoy nga një lartësi prej 1700 metrash.

Aksoy regjistroi fluturimin me 75-vjeçaren e cila ishte e qetë dhe këndonte gjatë fluturimit.

“Kur pashë njerëz që kalojnë çaste të mira në paragliding, shpreha dëshirë ta provoj. Nuk kisha frikë, kështu që pashë malet, Detin e Vdekur dhe shumë vende tjera në Fethiye”, thotë Qiling.  (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: