Një agjent kinez, i cili ishte arrestuar në Belgjikë, u ekstradua drejt SHBA-së dhe dënua sepse ishte përpjekur të merrte sekrete industriale nga kompanitë amerikane të aeronautikës, njoftoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.


“Një agjent i shërbimeve sekrete kineze, Yanjun Xu, alias Qu Hui ose Zhang Hui, u arrestua më 1 prill në Belgjikë dhe ekstradua të martën drejt SHBA-së, ku u dënua për përpjekje për spiunazh ekonomik”, sipas një komunikate të Ministrisë.