ARABIA SAUDITE-Një dyqan seksi pritet të hapet së shpejti në Mekë, vendi i fundit që për diçka të tillë do t’i shkonte dikujt në mendje.
Dyqani i seksit i quajtur “hallall” është ide e Abdelaziz Aouraghut, i cili synimet e tij i bëri publike vitin e kaluar, por vetëm tani është gati për ta realizuar këtë. Ai tha për AFP se një klerik saudit ka thënë se ideja e tij “mund të çojë në përmirësimin e marrëdhënieve seksuale mes burrit dhe gruas”. Në dyqanin e tij do të shiten 18 lodra “hallall”, i tha Aouragh ueb-faqes marokene Alyaoum24.

Ky biznesmen tashmë ka një dyqan online në Amsterdam, që quhet El Asira. Ai u hap më 2010 dhe ishte hit tek myslimanët e Holandës, duke arritur në 70 mijë klikime për vetëm katër ditë, ndërsa në Turqi një dyqan të ngjashëm e hapi në vitin 2013.
Për projektin e tij në Meka, Aouragh do të shfrytëzojë ndihmën e kompanisë gjermane Beate Uhse që bashkëpunon me të.

Arabia Saudite është e njohur për praktikimin e rreptë të islamit. Megjithatë, myslimanët thonë se Profeti Muhamed ishte përkrahës i një jete të shëndetshme seksuale mes burrit dhe gruas. Madje, thuhet se Profeti u ka thënë burrave që të mos largohen më shumë se gjashtë muaj nga shtëpia, që gratë të mos ndihen seksualisht të braktisura.

(d.d/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: